Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PEDAGOGIA E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, PAVLINA EVRO, ISH-KAMPIONE E ATLETIKËS U NDERUA ME TITULLIN “URDHRI OLIMPIK”

Në datën 2 dhjetor 2023, pedagogia e Universitetit “Fan S. Noli”, Pavlina Evro, ish-kampione e Atletikës u nderua me titullin “Urdhri Olimpik” nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli.

Ceremonia e vlerësimit u zhvillua gjatë Asamblesë së 29-të të Përgjithshme Vjetore të KOKSH, ku z. Ylli i dorëzoi titullin me këtë motivacion: “Për kontributin e çmuar për zhvillimin e sportit dhe për promovimin e Lëvizjes Olimpike Shqiptare”.

Ish-atletja e njohur, sot edhe një pedagoge që dashurinë dhe pasionin për sportin ua transmeton më së miri studentëve të saj, e emocionuar për këtë vlerësim ndër të tjera u shpreh: “Ky titull mbart brenda vetes punën e një brezi të tërë, të cilët, “garuan” bashkë me mua për rezultatet e larta të nivelit ndërkombëtar”.  

Urimet më të mira përcjellin sot për Pavlina Evron edhe kolegët dhe studentët e Universiteti “Fan S. Noli” dhe në veçanti të departamentit të Edukimit në të cilin ajo bën pjesë.

Në datën 2 dhjetor 2023 pedagogia e Universiteti “Fan S. Noli”, Pavlina Evro, ish-kampione e Atletikës u nderua me titullin “Urdhri Olimpik”nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli.

Ceremonia e vlerësimit u zhvillua gjatë Asamblesë së 29-të të Përgjithshme vjetore të KOKSH, ku z. Ylli I dorëzoi asaj titullin me këtë motivacion: “Për kontributin e çmuar për zhvillimin e sportit dhe për promovimin e Lëvizjes Olimpike Shqiptare”.

Ish-atletja e njohur, sot edhe një pedagoge që dashurinë dhe pasionin për sportin ua transmeton më së miri studentëve të saj, e emocionuar për këtë vlerësimndër të tjera u shpreh: “Ky titull mbart brenda vetes punën e një brezi të tërë, të cilët, “garuan” bashkë me mua për rezultatet e larta të nivelit ndërkombëtar”.  

Urimet më të mira përcjellin sot për Pavlina Evron edhe kolegët dhe studentët e Universiteti “Fan S. Noli” dhe në veceçanti të departamentit të Edukimit në të cilin ajo bën pjesë.

Për arritjet e saj, Pavlina Evro është nderuar me tituj e medalje të shumta, si: “Mjeshtre e Merituar e Sportit”; “Nderi i sportit shqiptar”; “Qytetare nderi e Qarkut dhe e Qytetit të Korçës”, “Mjeshtre e Madhe e Punës” në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 u nderua me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skëndereut”. Gjithashtu, ajo mban titullin “Qytetare nderi e Nicës në Francë” të fituar gati 40 vjet më parë, kur e çoi atletikën shqiptare në majat më të larta.

Leave a Reply