Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PAKETA “OFFICE 365 FOR EDUCATION” NË FUNKSION TË STAFIT DHE STUDENTËVE TË UNIKO

Në datën 8 korrik 2020, në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNIKO u zhvillua një trajnim me stafin administrativ dhe ndihmësakademik për përdorimin e aplikacioneve të paketës “Office 365 for Education”, Outlook, OneDrive, Word, Excel, PowerPoint, SharePoint etj. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e stafit dhe studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” me paketën “Office 365 for Education” e cila synon të rritë performancën dhe hapësirën e shërbimit të postës elektronike për të gjithë përdoruesit. Në trajnim u prezantuan mënyrat e krijimit të grupeve në Outlook, modifikimi i tyre, kalimet nga databazat e përdoruesve, instalimi i OneDrive në PC, tërheqja e dokumenteve në mjedisin web të OneDrive, sinkornizimi i të dhënave në mjediset PC dhe Web etj. Trajnimi u zhvillua nga përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhenieve me Publikun dhe Promocionin, z. Edmond Gace.

Në datat 14-17 korrik, trajnimi vijoi në mjediset e fakulteteve të UNIKO, me pjesëmarrjen e stafit akademik, i cili gjithashtu u njoh me paketën “Ofice 365” for Education, duke u përqëndruar në platformat e komunikimit online.

Leave a Reply