NJË GRUP STUDENTËSH TË UNIVERSITETIT “FEHMI AGANI”, GJAKOVË VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datat 19-20 maj 2022 një grup studentësh të Fakultetit të Edukimit nga Programi Parashkollor dhe ai Fillor pranë Universitetit Fehmi Agani”, Gjakovë të udhëhequr nga prof. as. dr. Sindorela Doli-Kryeziu zhvilluan një vizitë studimore në Korçë me qëllim studimin e dallimeve dhe ngjashmërive të varieteve gjuhësore sipas nyjëtimit fonetik dhe morfologjik në mes të dialektit gegë/të folurën e Gjakovës dhe dialektit toskë/të folurën e Korçës. Në Universitetin “Fan S. Noli” studentët dhe pedagogët u mirëpritën nga Rektori i Universitetit, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, si dhe nga pedagogët e Gjuhës Shqipe. Krahas ligjëratës së Rektorit, studentët gjakovarë dëgjuan edhe ligjërata nga prof. as. dr. Anyla Saraçi dhe pedagogu, Olger Brame.  Ata vijuan me hulumtimin e tyre fonetik dhe morfologjik, në bashkëpunim edhe me studentët e Universitetit “Fan S. Noli” dhe me mbikqyrjen e prof. Doli-Kryeziut dhe të prof. as. Mimoza Kurshumlia. Gjatë qëndrimit në qytetin e Korçës grupi nga Gjakova vizitoi dhe shumë muzeume dhe monumente kulturore e historike që tregojnë zhvillimin e edukimit dhe arsimit mbarëshqiptar.

Previous Post
JAVA E SIPËRMARRJES E NDËRMARRË NGA DEPARATMENTI I MENAXHIMIT U PËRMBYLL ME TAKIME NË BIZNESE TË NDRYSHME, KU U DISKUTUA PËR ZGJERIMIN E BASHKËPUNIMIT DHE MBËSHTETJE SË STUDENTËVE MË PRAKTIKA PROFESIONALE DHE PUNËSIM
Next Post
PROMOVOHET MONOGRAFIA “INTEGRIME HARMONIKE TË PAKICËS MAQEDONASE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË-RASTI I MINORITETIT MAQEDONAS NË ZONËN E PRESPËS DHE VËRNIKUT” NGA DR. MARIA DOJÇE

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right