Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJË GRUP NXËNËSISH TË GJIMNAZIT ME PROFIL GJUHËSOR “FAIK KONICA VIZITOJNË BIBLIOTEKËN SHKENCORE TË  UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 24 mars 2023 në kuadër të bashkëpunimit që ka Universiteti “Fan S. Noli” me shkollat e mesme të qytetit ishin një grup nxënësish të gjimnazit me profil gjuhësor “Faik Konica”, të cilët të shoqëruar edhe nga mësuesja e letërsisë, znj. Entela Petro vizituan mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli”.

Të rinjtë janë njohur me fondin e kësaj biblioteke, profilin e librave që ky fond disponon, përshtatjen e bibliotekës ndaj risive, rolin e bibliotekës si faktor socializues për të rinjtë etj.

Nxënësit u shprehën të gatshëm për organizime të përbashkëta në zhvillimin e veprimtarive të karaktereve te ndryshme si letrare, vullnetare, te çështjeve të ndryshme sociale si dhe me karakter shkencor.

Leave a Reply