Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJË DELEGACION I PËRBËRË NGA PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETIT “J. E. PURKYNE” NË USTI TË ÇEKI-SË, SI DHE PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT VENDOR E DEPUTETË VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 9 tetor 2023 një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Universitetit “Jan Evangelista Purkyne” në Usti të Çeki-së, deputetë e përfaqësues të pushtetit vendor në këtë qytet vizitoi Universitetin “Fan S. Noli”. 

Fillimisht, delegacioni u prit në takim nga drejtues të Universitetit tonë, ku u diskutua në lidhje me zgjerimin dhe konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti “Fan S. Noli” ka me UJEP.  

Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello tha ndër të tjera se ka erdhur koha që të konkretizohet marrëveshja e nënshkruar katër vite më parë me këtë Universitet, duke parë me prioritet mobilitetet e stafit e studentëve, trajnime të pedagogëve etj.  

Rektori i UJEP, prof. Jaroslav Koutsky u shpreh se hapësirat e bashkëpunimit janë të mëdha, si ato në formatin akademik, ashtu edhe në atë kërkimor. “Shoh dy fusha konkrete të këtij bashkëpunimi. Së pari programet e shkëmbimit Erasmus+ për stafin dhe studentët dhe së dyti organizimin e kërkimit të përbashkët midis stafit të dy universiteteve”.

Pas takimit, delegacioni çek vizitoi mjediset e kampusit të Universitetit “Fan S. Noli”.

Leave a Reply