Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FAKULTETI I BUJQËSISË I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PARAQITI OFERTËN AKADEMIKE 2023-2024 NË “PANAIRIN E VJESHTËS” TË ORGANIZUAR NGA BASHKIA KORÇË

Në datën 8 tetor 2023, Fakulteti i Bujqësisë i Universitetit “Fan S. Noli” mori pjesë në Panairin e Vjeshtës të organizuar në fshatin Dvoran nga Bashkia Korçë.

Sipas dekanit, prof. as. dr. Gjergji Mero stenda e Fakultetit të Bujqësisë paraqiti ofertën akademike që ofron ky fakultet për vitin akademik 2023-2024.

Pedagogët e pranishëm në panair biseduan me të rinjtë, por dhe me të interesuarit e tjerë pranë stendës sonë në lidhje me programet e studimit që ofron ky fakultet në të tri ciklet, si dhe për punën praktike që kryhet në laboratorët me standarde bashkëkohore që ndodhen në Fakultetin e Bujqësisë.

Sipas dekanit, pro. as. dr. Gjergji Mero, Fakulteti i Bujqësisë me një përvojë mbi 50-vjeçare në fushën e shkencave bujqësore ofron eskpertizën e tij jo vetëm për studentët, por edhe për fermerët e rajonit të Korçës e më gjerë. Këtë e dëshmojnë më së miri edhe bashkëpunimet e herëpashershme dhe veprimtaritë e përbashkëta që zhvillon me institucione, biznese dhe fermerë të cilët kërkojnë asistencë nga stafi i këtij fakulteti.

Leave a Reply