Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” U ZHVILLUA TRYEZA E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “INTEGRIMI I STUDENTËVE NË TREGUN E PUNËS”

Në datën 30 maj 2022, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u organizua një tryezë e rrumbullakët në kuadër të projektit “3E – English- Entrepreneurship – Employability”, mundësuar nga mbështetja e Ambasadës Amerikane. Qëllimi është të mbështesë Universitetet pjesë e rrjetit të “Klubeve të Debatit” të Junior Achievement of Albania me identifikimin e modeleve dhe praktikave kombëtare e lokale që mundësojnë integrimin e studentëve në tregun e punës.

Në fjalën e saj znj. Elira Çaushi, eksperte kombëtare bëri një prezantim të politikave kombëtare për nxitjen e punësimit të të rinjve, duke i njohur ata me institucionet që ofrojnë praktikat profesionale, intershipe dhe mundësi punësimi. Të pranishmit, pedagogë e studentë të Fakultetit të Ekonomisë dhe të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë vijuan më pas me diskutime mbi sfidat e integrimit të studentëve, modelet egzistuese në Universitetin “Fan S. Noli”, pjesë e rrjetit të “Klubeve të Debatit”, si dhe në Bashkinë Korçë.

Takimi u zhvillua në bashkëpunim me QKA, Universiteti “Fan S. Noli”.

Leave a Reply