Në datën 29 gusht edhe në Universitetin “Fan S. Noli” filloi regjistrimi i aplikantëve fitues në 32 programet e studimit Bachelor dhe programet profesionale 2-vjeçare.
Pranë Qendrës së Informimit, ku po kryehet ky proces, aplikantët regjistrohen duke dorëzuar edhe këto dokumente:
Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore dhe të listës së notave. Për diplomat e fituara jashtë vendit duhet njehsimi nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA);
Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (pasaportë/ kartë identiteti);
Deklarata e studentit (plotësohet në Universitet)
Dy fotografi
Mandat pagesën e tarifës së regjistrimit prej 1600 lekë.
Raundi I i regjistrimeve përfshin 7 faza 48 orëshe, gjatë periudhës 29 gusht -11 shtator 2023.




