Në datën 13 prill 2024 në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” studentë e pedagogë u bënë pjesë e një leksioni të hapur në kuadër të projektit “Pyllëzimi me teknologji moderne i zonave të degraduara nga zjarret në Bashkinë e Korçës” i bashkëfinancuar nga UNDP dhe GEF/SGP.
Të ftuar ishin specialistë nga Qendra MEET, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti që synon pyllëzimin e qindra hektarëve në disa zona të Bashkisë Korçë, duke përdorur teknologji moderne (drona).
Në kuadër të bashkëpunimit midis qendres MEET dhe Universitetit “Fan S. Noli” procesi i monitorimit do të kryhet duke përfshirë studentët, si dhe palë të tjera të interesuara.