Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “HISTORI-GJEOGRAFI” TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” IU PËRGJIGJËN THIRRJES PËR SOLIDARITET

Në datën 15 janar 2022, në ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, studentët e programit të studimit “Histori-Gjeografi” të Universitetit “Fan S. Noli” iu përgjigjë thirrjes për solidaritet me shqiptarët e Kosovës, duke ndezur qirinj në sheshin para prefekturës Korçë, në shenjë nderimi, respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe pedagogë të tyre, të cilët treguan për studentët historinë e dhimshme që ka përjetur populli i Kosovës në atë periudhë, duke sjellë edhe raste konkrete se si ata vetë e kanë  përjetuar atë kohë, kur hapën dyert dhe mikpritën vëllezërit kosovarë.

Leave a Reply