Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“MEDIA LITERACY NË UNIVERSITETE”-LEKSION I HAPUR I INSTITUTIT SHQIPTAR TË MEDIAS ME STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 13 janar 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një leksion i hapur me temë “Media Literacy në Universitete”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias me studentë e pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli”. Takimin e përshëndeti zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, e cila tha se të gjithë kemi nevojë të kuptojmë rolin e vërtetë të medias dhe se si ne, si qytetarë, duhet ta “lexojmë” median. Më pas, pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Rrapo Zguri mbajti leksionin e hapur, i cili ishte më tepër në formën e një diskutimi me të pranishmit, ku u trajtua termi Media Literacy që ka të bëjë pikërisht me edukimin mediatik, mënyra se si merret dhe përzgjidhet infomacioni sot nga të rinjtë, roli i meidas sociale, fake news etj. Z. Agim Doksani, koordinator i Institutit Shqiptar të Medias, tha se qëllimi i këtij leksioni me studentët e Universitetit “Fan S. Noli” është që, në fluksin e madh të informacionit që qarkullon në ditët e sotme, të rinjtë të mund të orientohen drejt informacionit të vërtetë dhe të saktë duke i kuptuar mediat në mënyrën e duhur. Takimi ishte mjaft interaktiv, ku të pranishmit bënë pyetje, dhanë mendime dhe diskutuan në lidhje me çështjet e mësipërme.

Leave a Reply