Veprimtarinë e hapi pedagogia e departamentit të Edukimit, prof. dr. Irena Nikaj, e cila pasi falënderoi shkrimtarin për praninë e tij, bëri një prezantim të librave, duke e inkurajuar z. Sherifi që këto libra t’i promovojë edhe në mjedise të tjera. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Qarkut, Korçë, përfaqësues të Aleancës Franceze, të klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, të shkollave të qytetit etj. Poeti Skënder Sherifi bëri një prezantim të disa prej momenteve kryesore të jetës së tij, që e frymëzuan për të botuar poezitë e tij. Veprimtaria vijoi me pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.