Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

JAVA E INFERMIERIT VIJON ME VEPRIMTARI NË SHKOLLAT 9-VJEÇARE TË QYTETIT TË KORÇËS

Në datën 13 maj me rastin e javës së infermierit studentët e vitit të parë të departamentit të Infermierisë organizuan një veprimtari pranë shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, Korçë. Me qëllim edukimin shëndetsor të nxënësve, studentët përgatitën postera dhe tabela me përmbajtje edukative shëndetsore dhe përmbajtje nga lëndë mësimore të ndryshme që zhvillohen në shkollën 9-vjeçare. Këto postera do të vendosen në mjediset e shkollës për përdorimin e tyre nga nxënësit dhe mësuesit. Veprimtaria u zhvillua nën drejtimin e pedagogut msc. Blendi Baze në bashkëpunim me drejtoreshën e shkollës Znj. Eni Lekbello. Mirënjohje dhe falënderime u shprehën në këtë veprimtari për stafin pedagogjik dhe nxënësit e kësaj shkolle për bashkëpunimin dhe mikpritjen, si dhe për studentët e departamentit të Infermierisë, Universiteti “Fan S. Noli”.

Leave a Reply