Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NDËRKOMBËTARIZIMI DHE PROFILIZIMI JANË E ARDHMJA E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NË PËRGJIGJE TË ZHVILLIMEVE TË REJA, DINAMIKAVE, SI DHE NEVOJAVE SPECIFIKE QË KA RAJONI YNË

Në datën 8 korrik 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ishin në Universitetin “Fan S. Noli” ku zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me drejtuesit dhe stafin akademik rreth nismave dhe politikave të reja në fushën e arsimit, por edhe për problemet, sfidat dhe perspektivën e këtij Universiteti.

Në takim, ku ishte e pranishme edhe zëvendëskryetarja e Bashkisë Korçë, znj. Benila Themeli u theksua se e ardhmja e Universitetit “Fan S. Noli” është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi, për t’iu përgjigjur zhvillimeve të reja, dinamikave, si dhe nevojave specifike që ka rajoni ynë.

Ministrja Kushi siguroi se Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vazhdojë ta mbështesë këtë universitet për t’u zhvilluar më tej e për t’u ngjitur në një nivel të ri, si një katalizator për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor për qytetin e Korçës dhe të gjithë rajonin.

Leave a Reply