Mësimdhënia  e integruar e gramatikës, një hap drejt përfshirjes së qëndrimit komunikativ në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj në arsimin parauniversitar shqiptar

AKKSHI-  Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2023

Drejtues i projektit: Prof. as. dr. Benita Stavre

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj

Përshkrimi i projektit:

Projekti ka për qëllim që të identifikojë formatet e mundshme të mësimdhënies së integruar të gramatikës së gjuhës angleze si gjuhë e huaj dhe të hulumtojë në hapësirat e mundshme të integrimit të qëndrimit komunikativ (communicative teaching/learning approach) në kontekstin shqiptar të mësimit të anglishtes si gjuhë e huaj.

  • Evidentimi i nevojës për kalimin nga mësimi i modeluar (deductive) i gramatikës së gjuhës angleze në atë të induktiv.
  • Integrimi i modeleve teorike të mësimit të gramatikës me strategjitë e të nxënit të saj duke u bazuar te të nxënit konjiktiv (Cohen and Pinilla-Herrera, 2011& O’Malley and Chamot, 1990).
  • Paraqitja e modeleve të mësimit të gramatikës në mënyrë natyrale (si në procesin e mësimit të gjuhës amëtare), duke nxitur gjenerimin automatik të strukturave dhe formave gramtikore të gjuhës angleze brenda klasës, por edhe jashtë saj kur nxënësit mund të përballen me situata reale të përdorimit të kësaj gjuhe.
  • Përshtatja nga ana e mësuesve e aktiviteteve në tekstet shkollore për një mësimdhënie komunikative (skill-based or task-based) dhe të nxënit bashkëpunues.

Kjo synon të sjellë në vëmendjen e mësuesve të kësaj gjuhe një studim të mirëfilltë të hapësirave që realisht ekzistojnë në lidhje me mësimdhënien komunikative në orën e mësimit të gjuhës së huaj; si dhe, të vërë sa më sipër në dispozicion të diskutimeve reformatore që kryen në kuadër të kurrikulës së gjuhës së huaj në arsimin parauniversitar.

Objektivat e projektit:

  • Hulumtimi i literaturës bashkëkohore në lidhje me prirjet e reja të mësimdhënies së integruar të aftësive të gjuhës angleze si gjuhë e huaj;
  • Vlerësimi i teknikave të mësimdhënies dhe mësimnxënies së gramatikës së gjuhës angleze në kontekstin shqiptar;
  • Kryerja e analizave konkrete në lidhje me gjendjen aktuale të mësimdhënies së gramatikës së gjuhës angleze në arsimin parauniversitar (Qarku Korçë);
  • Evidentimi i nevojave për ndërhyrje në lidhje me hapësirën që ekziston për qasjen komunikative në mësimin e gjuhës angleze në arsimin parauniversitar shqiptar;
  • Hulumtimi përqasës mes formateve “inductive/deductive grammar approach” nëpërmjet konceptimit metaforik të mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës angleze (De Guerro and Villamil, 2002);
  • Diskutimi i gjetjeve të studimit me palë interesit në institucione arsimore dhe politikëbërëse.
  • Promovimi i analizës dhe gjetjeve të studimit në kontekst akademik ndërkombëtar.

AKTIVITETE:

https://unkorce.edu.al/takim-me-pedagoge-te-gjuhes-angleze-ne-kuader-te-projektit-mesimdhenia-e-integruar-e-gramatikes-si-hap-drejt-perfshirjes-se-qendrimit-komunikativ-ne-mesimin-e-gjuhes-angleze-si-gjuhe-e-huaj

https://unkorce.edu.al/analiza-e-gjetjeve-te-pyetesorit-te-hartuar-ne-kuader-te-projektit-mesimdhenia-e-integruar-e-gramatikes-si-hap-drejt-perfshirjes-se-qendrimit-komunikativ-ne-mesimin-e-gjuhes-angleze-si-gjuhe/

Previous Post
Prevalenca e Helicobacter Pylori  në Rajonin e Korçës
Next Post
DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA, FEF NË BASHKËPUNIM ME BRITISH COUNSIL DHE AMBASADËN E MBRETËRISË SË BASHKUAR ZHVILLUAN NJË TRYEZË TË RRUMBULLAKËT, NË TË CILËN U DISKUTUAN GJETJET E STUDIMIT “E ARDHMJA E ANGLISHTES-PERSPEKTIVA GLOBALE”