ME NJË PËRGATITJE TË SHKËLQYER, SERIOZITET DHE ETIKË NË KOMUNIKIM U SHOQËRUA DEBATI IV UNIVERSITAR I STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, I CILI MORI EDHE VLERËSIMET MAKSIMALE TË JURISË

Në datën 7 shkurt 2023, Debati Universitar IV zhvilloi takimin në nivel institucional në Universitetin “Fan S. Noli” Debati Universitar IV zhvilloi takimin në nivel institucional në Universitetin “Fan S. Noli” me pjesëmarrjen e studentëve Romina Xhaferi, Joana Katundi, Dalina Krekas, Elva Lera, Silvana Firanj, Ketiana Papa, Erdi Mallkas dhe Eriona Dëmba, të cilët debatuan rreth temës “Digjitalizimi i sektorit publik do të ulë nivelin e korrupsionit në vend”. Juria e debatit e përbërë nga zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, zëvendësdekani i FSHNH, phd. Jordan Jorgji dhe shkrimtari e pedagogu, dr. Eris Rusi bashkë me asistenten e projektit “Debati Universitar”, znj. Jesmina Senga vlerësoi punën e studentëve të të dy skuadrave, të cilat sollën argumentet pro dhe kundër për temat e përcaktuara, duke i ilustruar edhe me shembuj konkretë. Në debatin e liderve tema ishte “Universitetet shqiptare duhet të favorizojnë në renditje aplikantët e angazhuar në veprimtari vullnetare/komunitare”. Siç u shpreh edhe juria ky debat tregoi një përgatitje të shkëlqyer, seriozitetin dhe etikën e studentëve në komunikim, ku gjetën përdorim të mirë gjuha e trupit, si dhe oratoria në argumentimin e fakteve. 

Pasi bëri një analizë të detajuar të të gjithë elementëve dhe, duke përgëzuar të dy skuadrat për zhvillimin e një debati shumë përmbajtësor, juria shpalli një skuadër fituese, por që të gjithë studentët do të jenë pjesë e debateve të tjera që do të zhvillohen në fazën e ardhshme në nivel kombëtar, ku do të marrin pjesë 14 institucione, si dhe do të jenë përfitues të mundësive të tjera që do t`iu ofrohen në vazhdim nga SCiDEV. Ashtu si dhe në edicionet e tjera edhe këtë debat e moderoi specialist i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit pranë Universitetit “Fan S. Noli”, dr. Romeo Terolli. 

Previous Post
Next Post
“GJITHPËRFSHIRJA E NXËNËSVE NËPËRMJET KOMPETENCËS DIGJITALE”-TRAJNIM ME MËSUES TË RAJONIT TË KORÇËS NË KUADËR TË PROJEKTIT DIGJIKOMP

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right