Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“GJITHPËRFSHIRJA E NXËNËSVE NËPËRMJET KOMPETENCËS DIGJITALE”-TRAJNIM ME MËSUES TË RAJONIT TË KORÇËS NË KUADËR TË PROJEKTIT DIGJIKOMP

“Gjithpërfshirja e nxënësve nëpërmjet kompetencës digjitale” ishte tema e trajnimit që u zhvillua në datën 10 shkurt 2023 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë me mësues të arsimit parauniversitar në rajonin e Korçës dhe me ligjëruese pedagogen e departamentit të Gjuhëve tër Huaja, dr. Erjola Qafzezi.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit kombëtar DIGJIKOMP të financuar nga Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor (AKKSHI). Të pranishëm ishin mësues të arsimit parauniversitar në rajonin e Korçës.

Ky është trajnimi i dytë që organizohet në kuadër të projektit DIGJIKOMP.

Leave a Reply