Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KRIJIMI DHE FORCIMI I URAVE TË KOMUNIKIMIT E BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ISHTE FOKUSI I TAKIMIT MIDIS REKTORIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE PREFEKTIT TË RI TË KORÇËS, Z. NERTIL JOLE

Në datën 26 maj 2022, rektori i Universitetit “Fan S. Noli” prof. dr. Dhimitri Bello priti në takim Prefektin e ri të Korçës, z. Nertil Jole. Biseda u fokusua mbi punën dhe prioritetet e Universitetit, të cilat konsistojnë kryesisht në forcimin e bashkëpunimit me universitete të Bashkimit Evropian dhe vendeve të OECD për çeljen e programeve të përbashkëta të studimit, në përditësimin e programeve të studimit me tregun e punës dhe veçanërisht në kushtet e rënies së numrit të studentëve, në përmirësimin e bashkëpunimit me pushtetin lokal në të mirë të Universitetit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit të Korçës etj.
Prefekti Jole e siguroi Rektorin se vëmendja e tij për krijimin dhe forcimin e urave të komunikimit e bashkëpunimit me Universitetin “Fan S. Noli” do të jetë e vazhdueshme

Leave a Reply