Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“ZHDUKJA E NJERËZVE GJATË REGJIMIT KOMUNIST & ROLI I TË RINJVE NË PROCESET E DREJTËSISË TRANZITORE”-TAKIM I ORGANIZUAR ME STUDENTË NGA OSCE (ORGANIZATA PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË, PREZENCA NË SHQIPËR) NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETITN “FAN S. NOLI”  

Në datën 26 maj 2022, OSCE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Prezenca në Shqipër) në bashkëpunim me Universitetitn “Fan S. Noli” organizuan me studentët takimin me temë: “Zhdukja e Njerëzve Gjatë Regjimit Komunist & Roli i të Rinjve në Proceset e Drejtësisë Tranzitore” në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane. Fillimisht, znj. Erjola Likaj, Eksperte Ligjore Vendase, Departamenti i Shtetit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ftoi të mbajë fjalën e hapjes, z. Cailean Maclean, Shef i Departamentit të Shtetit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Më pas, në fjalën e saj përshëndetëse, dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet me jashtë, universiteti “Fan S. Noli:” duke iu drejtuar studentëve theksoi ndër të tjera: “Nuk mund ta ndërtoni të ardhmen pa qenë të vetëdijshëm për atë që ka qenë në të shkuarën prandaj, me këtë rast falënderoj edhe miqtë e Universitetit për vëmendjen e shtuar që kanë ndaj kësaj çështjeje vërtet delikate. Le të jenë veprimtari të tilla, brenda ose jashtë auditorëve një mënyrë për të nxitur te të rinjtë njohjen e asaj që pluhuri i kohës është përpjekur të mbulojë gjatë gjithë gjithë këtyre viteve dhe në të njëjtën kohë të jëtë një frymë që do të krijojë hulli të vërteta veprimi në të ardhmen”

Takimi vijoi me shfaqjen e dokumentarit “Varret pa Emër” të realizuar nga Fondacioni Kujto.al për të vijuar më tej me prezantimet e studimeve: “Një analizë sociologjike mbi përndjekjen politike dhe zhdukjen e njerëzve nga regjimi komunist” nga znj. Teuta Starova, pedagoge, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës; “Personat e zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri: Standardet ndërkombëtare dhe konteksti kombëtar” nga znj. Mirela Bogdani, pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; “Shkeljet e të drejtave të njeriut për personat e zhdukur: jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” nga Znj. Nadia Rusi, pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Për Rolin e të rinjve në proceset e drejtësisë tranzitore foli znj. Klaudia Shullazi, Koordinatore, Grupi Rinor Këshillimor i Prezencës së OSBE-së. Në fund, takimi vijoi me  diskutime dhe pyetje nga studentët e pranishëm. 

Leave a Reply