KONCEPTET E ORIENTIMIT DHE EDUKIMIT NË KARRIERË ISHIN NË QENDËR TË NJË ORE TË HAPUR ME NXËNËS TË GJIMNAZIT “THEMISTOKLI GËRMENJI”, TË ORGANIZUAR NË BASHKËPUNIM ME QKA, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Në datën 7 dhjetor 2023, në mjediset e amfiteatrit të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Romeo Terolli zhvilloi një orë të hapur me nxënës të klasave të XI-ta.

Në këtë orë të hapur u diskutua për rëndësinë dhe konceptet e orientimit dhe edukimit në karrierë, modelin e orientimit në karrierë, mënyrën se si realizohet ky proces orientimi, qartësimin i preferencave përgjatë shkollës së mesme për studimet universitare, paraqitja e studimit të preferencave të nxënësve të shkollave të mesme në qarkun e Korçës (studim i Fakultetit të Ekonomisë), identifikimin e interesave në karrierën e nxënësve, puna dhe karriera, kriteret e përzgjedhjes së një programi studimi (universiteti), oferta e tregut të punës, profesionet e reja etj.

Ora e hapur pati diskutime dhe nxiti interesin e nxënësve për t’u njohur më tepër me mundësitë e ofertës akademike brenda dhe jashtë vendit, kërkesat e tregut të punës dhe mundësitë që ofron ai në ditët e sotme.

Në përfundim të takimit dr. Romeo Terolli prezantoi edhe ofertën akademike që ofron Univeristeti “Fan S. Noli”, mundësitë e punësimit në tregun rajonal, kombëtar e global përmes diplomës së Universitetit tonë.

Previous Post
PROMOVIMI I LIBRIT “BIBLIOGRAFI E FONDIT ALBANOLOGJIK TË BIBLIOTEKËS PUBLIKE “THIMI MITKO” DHE ÇELJA E EKSPOZITËS “RAPSODI NGA FONDI I ALBANOLOGJISË” PËRMBYLLËN VEPRIMTARITË NË KUADËR TË PROJEKTIT “HULUMTIMI DHE EVIDENTIMI I FONDIT ALBANOLOGJIK TË BIBLIOTEKËS PUBLIKE “THIMI MIKTO”, KORÇË
Next Post
FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI NË TË CILËN U PROMOVUA ROMANI MË I RI I SHKRIMTARES RITA PETRO: “LINDUR SË PRAPTHI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right