Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KLUBI ROTARI KORÇË KONTRIBUON ME 8 BURSA PËR STUDENTËT ME REZULTATE TË MIRA DHE NË VËSHTIRËSI EKONOMIKE

Në datën 8 qershor 2023 në mjediset e Rektoratit u zhvillua një takim në të cilin u shpërndanë bursa për 8 studentë (2 nga çdo fakultet) të Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët janë me rezultate të mira, si dhe në vështirësi ekonomike. Klubi Rotari i Korçës edhe këtë vit është kontribues në projektin “Adoptojmë një Student”, në kuadrin e programit “Rotary për kulturën”.

Këto bursa me vlerë 250 euro secila jepen në bashkëpunim edhe me Klubet Rotary të Distriktit Italian 2090.

Presidenti i Klubit Rotari Korçë, z. Aleko Papakozma dhe rektori, prof. dr. Dhimitri Bello vlerësuan bashkëpunimin e frytshëm midis Klubit Rotari të Korçës dhe Universitetit “Fan S. Noli” në vazhdën e të cilit janë edhe bursat që shprëndahen prej 10 vitesh për këta studentë.

Falënderime të përzemërta për mbështetjen e ofruar përcollën në këtë takim edhe studentët përfitues, të cilët u angazhuan që këtë ndihmë do ta kthejnë në rezultate të larta, për të qenë nesër profesionistë të suksesshëm në fushat që kanë zgjedhur të studiojnë.

Leave a Reply