Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“INTERPRETIMI SOCIOLINGUISTIK PËR PËRDORIMIN E FORMAVE TË PASHTJELLUARA NË NDËRTIMET SINTAKSORE TË GJUHËS SHQIPE” ISHTE TEMA E LEKSIONIT TË HAPUR TË MBAJTUR NGA PROF. AS. DR. ELONA ÇEÇE

Në datën 29 maj 2024 departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë organizoi leksionin e hapur me temë: “Interpretimi sociolinguistik për përdorimin e formave të pashtjelluara në ndërtimet sintaksore të gjuhës shqipe” i mbajtur nga prof. as. dr. Elona Çeçe.

Studentët dhe stafi i pranishëm në këtë leksion u njohën me mënyrën se si funksionojnë në ligjërim ndërtimet me forma të pashtjelluara foljore, përcjellore dhe paskajore përballë atyre që nuk kanë në përbërjen e tyre këto forma.

Pedagogia Çeçe, e cila ka hulumtuar për faktin e sinonimisë sintaksore ndërsa shtroi pyetjen se përse ndodh një dukuri e tillë parashtroi në ligjëratë tezën: “duke qenë se fjalia paraqitet edhe si njësi statike dhe dinamike kemi të drejtë që ta analizojmë dukurinë e përdorimit të këtyre ndërtimeve sinonimke edhe nga këndvështrimi sociolinguistik”.

Ajo përmes pyetjes kërkimore se a kushtëzohet përzgjedhja midis ndërtimeve sinonimike me forma të pashtjelluara, nga faktorë jashtëgjuhësorë, si: mosha dhe arsimimi i individëve folës dhe, duke përdorur metodën e studimit sasior të ligjërimit llogarit dendurinë relative të përzgjedhjes së tyre.

Si përfundim u konstatua se kemi një thellim të ndryshimit midis ligjërimit të folur dhe atij të shkruar.

Në aspektin praktik, gjuhësia teorike mund të shfrytëzojë përfundimet duke qenë se brenda kuadrit të sistemit gramatikor këto forma gramatikore funksionojnë si njësi foljore në ndërtimet sintaksore, e kushtëzuar kjo edhe nga sinonimia e tyre në ligjërim.

Leave a Reply