Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U ZHVILLUA NË “UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” TAKIMI I PARË NË KUADËR TË PROJEKTIT: “MIRËQENIA EMOCIONALE DHE SOCIALE E FËMIJËVE, ADOLESHENTËVE DHE TË RINJVE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Në datën 29 maj 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua takimi i parë në kuadër të çeljes së projektit “Mirëqenia emocionale dhe sociale e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë”.

Ky takim shënoi fillimin e një bashkëpunimi mes departamentit të Shkencave Sociale të Universitetit “Fan S. Noli” dhe departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës në kuadër të këtij projekti të mbështetur nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit).

Studimi do të shtrihet në një periudhë 2-vjeçare, me qëllimin për të njohur dhe eksploruar mënyrën e perceptimit të konceptit të lumturisë te fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet arsimore, mësues, pedagogë, psikologë, punonjës sociale dhe studentë, të cilët morën pjesë aktive në diskutim, ku përgëzuan këtë nismë dhe parashtruan sugjerime të vlefshme në lidhje me metodat dhe instrumentet e mbledhjes së të dhënave.

Projekti synon të sjellë dobi shoqërore duke ndihmuar me rezultatet dhe konkluzionet e tij edhe institucione të tjera politikëbërëse dhe vendimmarrëse, të cilët vlerësojnë mirëqenien e individit si mjaft të rëndësishme në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e shoqërisë.

Leave a Reply