FONDACIONI ALSAR SHPËRNDAU BURSAT E EKSELENCËS PËR 25 STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 28 maj 2025, Fondacioni ALSAR shpërndau Bursat e Ekselencës për 25 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” me rezultate të larta akademike.

Në takimin e organizuar në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi përgëzoi studentët përfitues dhe njëkohësisht vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm e të suksesshëm me Fonacionin ALSAR jo vetëm për mbështetjen e studentëve ekselentë me bursa, por edhe me dhurime librash e organizime veprimtarish të përbashkëta.

Këtë bashkëpunim e çmoi lart edhe Drejtori Administrativ i Fondacionit ALSAR, z. Sajmir Rusheku, duke nënvizuar se mbështetja për arsimin është investimi më i mirë për të ardhmen. Ai, njëkohësisht në emër edhe të z. Mehdi Gurra, Kryetar i Fondacionit ALSAR shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim me UNIKO të zgjerohet edhe më tej.

Postimi i Mëparshëm
EKSPLORIMIN PËR BASHKËPUNIM TË MUNDSHËM NË FUSHËN E ZHVILLIMIT BUJQËSOR DHE TË QËNDRUESHËM NË SHQIPËRI ISHTE NË FOKUS EDHE TË NJË VIZITE QË DELEGACIONI I UNIVERSITETIT WAGENINGEN, HOLLANDË ZHVILLOI NË UNIKO
Postimi Pasues
“PARTNERITET PËR EVROPËN: ROLI I SHOQËRISË CIVILE, INSTITUCIONEVE AKADEMIKE DHE AKTORËVE KYÇ NË PROCESIN E INTEGRIMIT DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË VENDIT”-ISHTE TEMA E TAKIMIT TË ZHVILLUAR NË FSHNH