Filozofi-Sociologji

PROGRAMI I STUDIMIT “BACHELOR” NË “FILOZOFI – SOCIOLOGJI”

Programi i Studimit “Bachelor” në “Filozofi-Sociologji” synon pajisjen e studentëve me njohuri të përshtatshme teorike dhe shprehi praktike për arritjen e standardeve të larta në një kontekst social në ndryshim. Kjo realizohet jo vetëm nëpërmjet gërshetimit të disiplinave teorike, por dhe me analiza e reflektime të thella të çështjeve dhe shqetësimeve të kohës.

Aftësitë e fituara nga programi i studimit do t’u ofrojnë mundësi studentëve të punojnë në:

  • administratën lokale dhe kombëtare
  • në shërbimet sociale, në hartimin dhe vlerësimin e shërbimeve, programeve dhe politikave sociale 
  • në organizatat joqeveritare që kanë në qendër çështjet sociale dhe të mirëqenies së popullatës
  • në organizatat joqeveritare rinore
  • në institucionet ndërkombëtare në vend
  • në qendrat publike dhe private që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për fëmijët, gratë në nevojë, të moshuarit në institucionet e edukimit
  • në institucionet shëndetësore
  • në institucionet e drejtësisë
  • në qendrat e trajnimit

si dhe,

  • hidhet hapi i parë drejt profesionit të mësuesit për sistemin parauniversitar si në shkollat publike dhe ato jopublike.

Në mbarim të këtij programi studimi, kompetencat që fiton studenti orientohen drejt përgatitjes profesionale të tij duke u përqendruar në çështje të tilla si: strategjitë e të nxënit, punë kërkimore dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Previous Post
HAPET PROGRAMI 2 –VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL “EDUKIM PËR FOSHNJËRINË DHE FËMIJËRINË E HERSHME”
Next Post
Qendra e Karrierës dhe Alumni, gjatë muajit Nëntor 2017 do të zhvillojë trajnimin “Moduli i Karrierës” (CV, motivacion dhe intervista e punes)

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right