Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ZHVILLOI PUNIMET KONFERENCA III STUDENTORE: “IMPLIKIMET MENAXHERIALE NË MODELET E REJA TË TË BËRIT BIZNES” E ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I EKONOMISË, UNIVERSITETI “FAN.S. NOLI” DHE FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE EKONOMIKE, ALBANIAN UNIVERSITY

Në datën 31 mars 2023 zhvilloi punimet Konferenca III Studentore: “Implikimet menaxheriale në modelet e reja të të bërit biznes” e organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan.S. Noli” dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, Albanian University. Fillimisht punimet e kësaj konference i përshëndetën dekanet e dy fakulteteve organizatorë, prof. as. dr. Ledina Alolli dhe prof. as. dr. Manuela Meçaj. Ato falënderuan të 26 studentët dhe pedagogët e tyre udhëheqës për temat që prezantuan në këtë konferencë, duke vënë theksin në rëndësinë që ka ky organizim, i cili tashmë është kthyer në një traditë për të dy fakultetet. Dekanet u shprehën se kjo është një mundësi shumë e mirë që studnetët të nxjerrin n ëpah njohuritë e mara gjatë procesit mësimor por nga an tjetër jan ënjë mundësi shumë e mirë për për shkëmbimin e përvojave midis tyre.

Më pas konferenca i vijoi punimet me temat e referuara nga studentët, si: “Motivimi i punonjësve”; “Problemet të menaxhimit në aplikimet e telekomunikimit gjatë pandemisë Covid-19”; “Studim mbi aftësitë dhe profesionet e kërkuara në treg”; “Startup-et në sektorin e turizmit”; “Analiza e procesit të rekrutimit në një kompani Shqiptare”; “Sulmet kibernetike në sistemin bankar”; “Komunikimi dixhital”;  “Rëndësia e marketingut në industrinë e turizmit të Shqipërisë” etj.

Leave a Reply