Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

LIBRI I PROF. DR. ALEKO MINGËS “HOMAZH PËR KATËR ISH-LICEISTË” U PARAQIT NË NJË VEPRIMTARI TË ZHVILLUAR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE NË KUADËR TË PRANVERËS FRANKOFONE

Në datën 31 mars 2023 në mbyllje të “Pranverës Frankofone 2023”, Aleanca Franceze e Korçës në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli”, Bibliotekën Kombëtare dhe Gjimnazin “Raqi Qirinxhi” organizuan një veprimtari të përbashkët, ku u paraqit libri i prof. dr. Aleko Mingës “Homazh për katër ish-liceistë”. Me kontribut të shquar për zhvillimin tonë matematik.  

Takimin e përshëndeti zëvendësrektori për mësimin i Universitetit “Fan S. Noli”, dr. Arto Adili, ndërsa më pas znj. Keti Qirinxhi drejtore e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” foli për arritjet e kësaj shkolle në vite si pasardhëse e ish-liceut francez të Korçës.

Për profesor Aleko Mingën, si frymëzim e model për t’u ndjekur referuan presidenti i Aleancës Francese, Korçë z. Ilia Skëndi, si dhe profesorë, studiues e pedagogë të matematikës në vendin tonë.

“Po e bëj këtë homazh, me shpresën se lexuesit nuk do të zhgënjehen nga kjo sprovë modeste e imja për të sjellë katër ish-liceistët Petraq Pilika, Kristaq Fundo, Petro Fundo e Raqi Qirinxhi, të cilët kanë ndikuar për zhvillimin matematik të vendit tonë në periudhën më interesante kur Shqipëria po futej seriozisht në këtë rrugë” shkruan ndër të tjera prof. dr. Aleko Minga në librin e tij.

Leave a Reply