Në datën 18 mars 2022, Fakulteti i Ekonomisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Association of Business Services Leaders Albania” me qëllim promovimin e edukimit në fushat e teknologjisë dhe të biznesit dhe për të përmirësuar programet shkollore në universitete në fushat BPO, ITO, SSC, R&D për tregun e huaj dhe vendas, duke përfshirë shërbime të kujdesit ndaj klientit, menaxhimin financiar, burime njerëzore, marketing, punësim, promovimet online etj. Marrëveshja u nënshkrua nga dekania e FE, prof. as. dr. Ledina Alolli dhe drejtorja ekzektive e ABSL, znj. Ersenilda Elezi gjatë një veprimtarie të organizuar në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli”. Sipas dekanes Alolli leksioni i hapur mbajtur me student të FE nga znj. Ersenilda Elezi në lidhje me shërbimet që ofron ABSL dhe leksioni “Cikli real i biznesit dhe çmimet e naftës” nga z. Veton Kurtsmajlaj, drejtor i The City Stats shënuan edhe veprimtarinë e parë që konkretizoi këtë bashkëpunim, për të vijuar më tej me veprimtari të tjera të përbashkëta si: info-day, seminare, tryeza të rrumbullakëta, trajnime që kanë për qëllim ndërgjegjësimin për start-up etj. Gjithashtu, palët ranë dakord që në kuadër të kësaj marrëveshjeje të krijohen ura bashkëpunimi mes punëdhënesve të sektorit të shërbimeve të biznesit dhe institucioneve arsimore të larta.
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-03-18-at-1.44.29-PM-768x1024.jpeg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-03-18-at-1.44.31-PM-1-1024x768.jpeg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-03-18-at-1.44.31-PM-2-1024x768.jpeg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-03-18-at-1.44.32-PM-1-1024x768.jpeg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-03-18-at-1.44.32-PM-3-1024x768.jpeg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-03-18-at-1.44.35-PM-1024x768.jpeg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-03-18-at-1.44.36-PM-1024x768.jpeg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-03-18-at-1.59.15-PM-1-1024x682.jpeg)