Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKSPERTËT E JASHTËM VIZITUAN UNIKO NË PËRFUNDIM TË HARTIMIT TË RAPORTEVE TË VLERËSIMIT TË BRENDSHËM DHE DOSJEVE SHOQËRUESE PËR PROGRAMET E STUDIMIT NË PROCES AKREDITIMI

Universiteti “Fan S. Noli” ka përfunduar hartimin e Raporteve të Vlerësimit të Brendshëm (RVB) dhe dosjeve shoqëruese për programet e studimit në proces akreditimi, të cilat u hartuan nga Grupet e Vlerësimit të Brendshëm me përfaqësim edhe nga studentët. Në proces akreditimi janë 9 programe studimi:

-“Agroushqim” dhe “Inxhinieri Agronomike”-Fakulteti i Bujqësisë;

-“Gjuhë Angleze”, “Mësuesi në arsim fillor” dhe programi 2-vjeçar profesional “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme”-Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë;

-“Menaxhim” dhe “Financë-Kontabilitet”, Fakulteti i Ekonomisë;

-“Biologji- Kimi” dhe “Administrim dhe politika sociale”-Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane.

Në datat 12 dhe 13 tetor 2020, sipas programit të dërguar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), ekspertët e jashtëm zhvilluan vizita në mjediset e fakulteteve dhe të Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”, si pjesë e procesit të vlerësimit të jashtëm të programeve: “Inxhinieri Agronomike”, “Gjuhë Angleze”, “Menaxhim” dhe “Biologji- Kimi”.

Gjatë takimeve të tyre me dekanët, përgjegjësat e departamenteve, pedagogë, studentë, sekretaritë mësimore, si dhe me strukturat e njësitë në shërbim të veprimtarisë mësimore, ekspertët shkëmbyen mendime në lidhje me kurrikulën, vlerësimin e pedagogëve nga ana e studentëve, bashkëpunimin midis kolegëve, veprimtarinë shkencore në departament, përputhjen e kualifikimit të ofruar me tregun e punës etj. Gjithashtu, grupet e ekspertëve zhvilluan një takim edhe me rektorin e UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello, të cilit i shprehën falënderimet e tyre për pritjen dhe gatishmërinë e treguar nga i gjithë stafit i Universitetit “Fan S. Noli”, duke u vënë në dispozicion si mjediset, ashtu edhe dokumentacionin e kërkuar.

Leave a Reply