Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AMBASADA BRITANIKE FTON STUDENTËT E UNIKO NË SESIONIN INFORMUES PËR PËR BURSAT “CHEVENING”

Në datën 13 tetor 2020, në mjediset e bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit të Korçës u zhvillua një sesion informues me studentë e të rinj të qytetit për njohjen me bursat që ofrohen nga programi “Chevening” i qeverisë britanike. Në këtë sesion informimi ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Duncan Norman dhe koordinatorja e programit “Chevening”, znj. Deni Sanxhaku theksuan se ky program mbështet me bursë të plotë studimet për një vit në ciklin e studimeve “Master” në çdo universitet të Britanisë së Madhe për të gjithë ata të rinj profesionistë që kanë një vizion të qartë të asaj që duan të bëjnë. Programi “Chevening”, krahas përvojës akademike, ofron një gamë të gjerë veprimtarish në një rrjet me një grup të zgjedhur njerëzish, si dhe mundësinë e përballjes me një shumëllojshmëri përvojash, idesh dhe pikëpamjesh, të cilat ndikojnë në rritjen e nivelit profesional dhe personal. Në fund të takimit, të pranishmit bënë pyetje në lidhje me dokumentacionin dhe kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidat. Aplikimet për bursat “Chevening” mbyllen në datën 3 nëntor 2020.

Leave a Reply