Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKSPERTË TË ASCAL ZHVILLUAN TAKIME ME STAFIN DHE STDUENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË PROCESIT TË RIAKREDITIMIT INSTITUCIONAL

Në datat 9-10 maj 2022, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm dhe Menaxherët e Agjencisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvilluan një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të procesit të riakreditimit institucional ku u takuan fillimisht me rektorin, prof. dr. Dhimitri Bello, koordinatorin institucional, z. Artur Prifti, me studentë nga të gjitha ciklet e studimit dhe stafin akademik, si dhe me punëdhënësit, partnerët dhe alumnin. Në ditën e dytë takimet vijuan me specialistë të stafit ndihmësakademik, me autoritetet/organet drejtuese të Universitetit, ndërsa në fund u zhvilluan edhe vizita në mjedise të ndryshme të institucionit, vëzhgimi i mjediseve, klasave, sallave të leksionit, laboratorët, bibliotekat, mjediset ndihmëse dhe argëtuese etj.

Leave a Reply