Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKONOMIA DIDAKTIKE EKPERIMENTALE EDE PRANË FAKULTETIT TË BUJQËSISË, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, VIJON TË JETË NË MBËSHTETJE TË MËSIMDHËNIES PËR STUDENTËT E TIJ

Ekonomia Didaktike Ekperimentale, EDE pranë Fakultetit të Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” ka një sipërfaqe toke prej rreth 15 ha, ku realizohen orët e praktikës mësimore të studentëve të këtij fakulteti. Në të kultivohet gjithë gama e gjerë e kulturave bujqësore, si ajo e bimëve te arave, pemëve frutore, kulturave foragjere dhe perimore, teknologji të ndryshme krahasuese për çdo kulturë etj. Kjo sipërfaqe toke, në kuadër të veprimtarisë eksperimentale-shkencore, aktualisht ka ngritur disa eksperimente, si ato në kulturën e grurit, elbit, pemëve frutore, foragjereve, fasules, patates etj.

Prej vitit 2016 në të u ngrit një koleksion i plotë i bimëve foragjere (batha, bizelja, soja, thjerrza, koçkulla, burxhaku, urovi, jonxhës). Gjithashtu edhe disa kultivarë të specieve të mësipërme, u futën në provë për të parë përshtatshmërinë me klimën e qarkut të Korçës. Koleksioni i pemëtarisë u pasurua me mbjelljen e 1.2 ha pemëtore të re me arra, lajthi dhe qershi. Në serë është kultivuar një gamë e gjerë e kulturave perimore.

Sipas studentëve, EDE u ofron një mundësi shumë të mirë, ku ata gjejnë hapësirë për të zbatuar njohuritë e tyre teorike në praktikë.

Leave a Reply