Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U ZHVILLUA NË UNIKO NJË TAKIM MES PËRFAQËSUESVE TË QENDRAVE TË KARRIERËS TË UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA”, PEJË DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Në datën 8 korrik 2021, në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Qendrave të Karrierës të Universitetit “Haxhi Zeka”, Pejë dhe Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

Në qendër të këtij takimi ishte bashkëpunimi mes Qendrave të Karrierës me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtari të përbashkëta, krijimin e urave të komunikimit për shkëmbimin e ideve mbi karrierën, krijimin e mundësive për trajnime të përbashkëta dhe integrimin sa më të shpejtë të studentëve me tregun e punës jo vetëm midis dy institucioneve tona, por në të gjitha trojet shqiptare.

Në këtë takim ishin pjesëmarrës drejtori i Qendrës së Karrierës pranë Universitetit “Haxhi Zeka” z. Abedin Selimaj, drejtori për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie, z. Durim Hoxha dhe sekretari i Fakultetit të Agrobiznesit z. Ukë Selimaj.

Të pranishëm nga Universiteti “Fan S. Noli” ishte zëvendësrektorja për shkencën dr. Benita Strave, zvendësrektori për mësim dr. Arto Adili, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit z. Romeo Terolli, drejtori i kurrikulave z. Artur Prifti dhe pjesëmarrës të tjerë nga Rektorati.

Në vazhdim të takimit palët ranë dakord për vazhdimin e një bashkëpunimi konkret e të frytshëm më qëllim rritjen e rolit të qendrave të karrierës.

Leave a Reply

sqAlbanian