Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKIPI I VOLEJBOLLIT PËR FEMRA I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” U PRIT NË TAKIM NGA PREFEKTI I QARKUT, KORÇË, Z. NERTIL JOLE NË PRAG TË PJESËMARRJES NË LOJËRAT EVROPIANE UNIVERSITARE

Në datën 12 korrik 2022 ekipi i volejbollit të vajzave të Universitetit “Fan S. Noli” kampion në fuqi i Kampionatit Universitar të Volejbollit, i cili në datën 17 korrik 2022 do të marrë pjesë në Lojërat Evropiane Universitare në Poloni u prit në takim nga prefekti i Qarkut, Korçë, z. Nertil Jole.

Ai u ka uruar suksesE e fat të mbarë studenteve, duke përgëzuar në veçanti zëvendësrektorin për mësimin në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Arto Adili, që është nxitësi kryesor dhe mbështetës i veprimtarive të tilla.

Në takimin mes tyre u theksua fakti se është hera e parë që një universitet publik merr pjesë në këtë veprimtari, ku flamuri shqiptar dhe flamuri i Universitetit “Fan S. Noli”, do të valëviten në ceremoninë e hapjes së Lojërave Evropiane Universitare në stadiumin Atlas Arena të qytetit të Lodzit, Poloni.

Më pas Prefekti iu dorëzoi vajzave fanelën zyrtare, me të cilën lojtaret e këtij Universiteti dhe stafi i tij, do të parakalojnë në stadium.

Krahas urimeve ai siguroi studentët se do të jetë gjithmonë pranë Universitetit “Fan S. Noli” në veprimtaritë shkencore dhe sportive.

Leave a Reply