Në datën 3 prill 2026 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një bashkëbisedim tematik me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, dhe me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Veprimtaria u organizua në kuadër të turit të dialogut që qeveria shqiptare po zhvillon me të rinjtë në të gjithë vendin, me temë “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”.
Ky takim me studentët e Universiteti “Fan S. Noli” vjen në një moment kyç të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Takimin e përshëndeti fillimisht rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe më pas diskutimi u fokusua në ritmin e negociatave, sfidat dhe mundësitë që hap anëtarësimi në BE, si dhe në rolin e të rinjve si përfiues realë të integrimit evropian.

















