Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“AUTIZMI-NGA NDËRGJEGJËSIMI DREJT PRANIMIT”-CIKËL ORËSH TË HAPURA NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT NË KUADËR TË MUAJIT TË NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN

Nën moton “Të krijojmë një botë ku fëmijët me autizëm të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë”, departamenti i Edukimit në Universitetin “Fan S. Noli”, që prej fillimit të muajit prill, i cilësuar si muaji i ndërgjegjësimit për autizmin, ka ndërmarrë nismën për organizimin e një cikli orësh të hapura në auditor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme arsimore, prindër të fëmijëve me autizëm, si dhe aktorëve të tjerë për të vlerësuar nevojat e këtij komuniteti. Pedagogia, dr. Anjeza Vila tha se duke parë rritjen e numrit të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit, nisma e këtij departamenti shkon edhe me tej pikërisht në pranimin e personave me spektrin e Autizmit nga shoqëria, gjë që do të sillte gjithëpërfshirjen e tyre në çdo proces të jetës. Takimet të organizuara në formë tryezash diskutimi, sipas pedagogut Arjan Kamburi sollën përvoja dhe raste konkrete nga puna me këta fëmijë, duke treguar edhe mënyrat se si mund të menaxhohen ata në institucione apo në familje. Qëllimi final sipas organizatorëve është nxitja e institucioneve përgjegjëse në hartimin e një strategjie rajonale për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj këtyre fëmijëve dhe për pranimin e dukurisë së autizmit në komunitet. 

Leave a Reply