Nga data 8- 10 prill 2025 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Tampere-s u zhvillua trajnimi në kuadër të projektit BEWBU (Mësimdhënia e kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimor).
Ky takim gjithëpërfshirës, në të cilin Universiteit ynë u përfaqësua nga koordinatorja e projektit, prof. as. dr. Benita Stavre, dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, dhe përgjegjësja e departamentit të edukimit, dr Albina Pajo u fokusua në mësimdhënien e kominuar (BE).
Takimi mblodhi së bashku edukatorë të BE-së nga Finlanda, Suedia dhe Spanja, së bashku me 8 institucione partnere të Ballkanit Perëndimor, për të ndarë njohuri, për të diskutuar praktikat arsimore specifike të vendit dhe për të identifikuar nevojat e trajnimit.
Konsorciumi i projektit do të vazhdojë me trajnimin e trajnerëve në vjeshtën e ardhshme.
Trajnimi u organizua si një bashkëpunimm i Qendrës së Kërkimeve të Aplikuara (Sanna Ruhalahti) me Inovacioni dhe Kultura Pedagogjike (Jiri Vilppola).








