MËSIMDHËNIA E KOMBINUAR (BE) ISHTE NË FOKUS TË TRAJNIMIT TË ZHVILLUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT BEWBU

Nga data 8- 10 prill 2025 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Tampere-s u zhvillua trajnimi në kuadër të projektit BEWBU (Mësimdhënia e kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimor).

Ky takim gjithëpërfshirës, në të cilin Universiteit ynë u përfaqësua nga koordinatorja e projektit, prof. as. dr. Benita Stavre, dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, dhe përgjegjësja e departamentit të edukimit, dr Albina Pajo u fokusua në mësimdhënien e kominuar (BE).

Takimi mblodhi së bashku edukatorë të BE-së nga Finlanda, Suedia dhe Spanja, së bashku me 8 institucione partnere të Ballkanit Perëndimor, për të ndarë njohuri, për të diskutuar praktikat arsimore specifike të vendit dhe për të identifikuar nevojat e trajnimit.

Konsorciumi i projektit do të vazhdojë me trajnimin e trajnerëve në vjeshtën e ardhshme.

Trajnimi u organizua si një bashkëpunimm i Qendrës së Kërkimeve të Aplikuara (Sanna Ruhalahti) me Inovacioni dhe Kultura Pedagogjike (Jiri Vilppola).

Previous Post
“100 VJETORI I REVOLUCIONIT TË QERSHORIT SIPAS TË PËRKOHSHMEVE “GAZETA E KORÇËS” DHE “SHQIPTARI I AMERIKËS” (QERSHOR-DHJETOR 1924)-SEMINAR SHKENCOR I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEROGRFISË
Next Post
NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL, U ORGANIZUA NË UNIKO TRYEZA E RRUMBULLAKËT “VULLNETARIZMI: VLERË E SHOQËRISË”