Shqip - English

BULETINI SHKENCOR


BOTIM I INDEKSUR I UNIVERSITETIT "FAN S. NOLI"

  1. DY FJALË PËR BULETININ SHKENCOR
    • Buletini Shkencor u botua për herë të parë si organ periodik vjetor i Universitetit “Fan S. Noli” në vitin 1996.
    • Buletini Shkencor është botim periodik i regjistruar me numër serie ISSN 2078-7111 dhe on line me numër serie 3080-0447.
    • Në tridhjet e shtatë numrat e tij të deritanishëm ai është botuar në dy seri: seria e shkencave shoqërore dhe seria e shkencave të zbatuara, që promovojnë punën kërkimore të pedagogëve të universitetit tonë, si dhe atë të pedagogëve dhe studiuesve nga universitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.
  1. MISIONI DHE VIZIONI I BULETINIT

Buletini Shkencor është botim i vetë Universitetit “Fan S. Noli”. Ai ka si funksion kryesor nxitjen, zhvillimin, promovimin dhe vlerësimin e veprimtarisë kërkimore, shkencore dhe botuese të universitetit si institucion i arsimit të lartë. Parimi themelor i Buletinit Shkencor është cilësia akademike, profesionalizmi dhe etika në kërkim. Ai boton punime origjinale të shkruara në gjuhën shqipe ose angleze dhe synon përcjelljen e njohurive të reja të kërkimit shkencor të aplikuar.

  1. KONTRIBUTI I “BULETINI SHKENCOR”

Në këto 29 vite, Buletini Shkencor ka qenë në mbështetje të fuqizimit të punës akademike, të përmirësimit të kurrikulave, të qasjes ndaj grupeve të interesit duke tërhequr mendimin e tyre me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit me tregun rajonal të punësimit. Buletini ynë ka shërbyer edhe për promovimin e rezultateve të kërkimit, brenda dhe jashtë Universitetit.

Me Vendim nr. 5, dt. 11.04.2013 të Këshillit të Administrimit, artikujt e dorëzuar për botim nga stafi akademik dhe studentët e Universitetit "Fan S. Noli" nuk paguajnë tarifë botimi. Shpenzimet e botimit mbulohen të gjitha nga Universiteti. Për artikujt e dorëzuar për botim nga staf, kërkues dhe studentë jashtë Universitetit "Fan S. Noli", tarifa e botimit është 5000ALL.

Buletini shkencor universitar bazohet në konceptin open-access. Ai publikohet dhe shpërndahet në një format të tillë, që e bën atë të disponueshëm dhe të arritshëm për të gjithë, edhe si një revistë shkencore on-line, nëpërmjet faqes zyrtare të internetit.

 

ISSN: 2078-7111
LINKING ISSN (ISSN-L) : 2078-7111
LICENSIMI:  CIEPS-ISSN International Standard Serial Number, The Global Index for Continuing Resources. 
Key- title:  Buletini shkencor 
Other variant title:  Science Bulletin
Medium: 
Print
Last modification date:  24/02.2010
Type of record:  Confirmed
COBBISS:  https://plus.cobiss.net/cobiss/al/sq/bib/search/expert?c=SP%3D2078-7111&db=cobib&mat=allmaterials
National Library of Albania: https://www.bksh.al/details/444603

POLITIKA E PLAGJIATURËS DHE ETIKA E PUBLIKIMIT

Politika e plagjiaturës

  1. Revista është rreptësisht kundër çdo akti joetik të kopjimit apo plagjiaturës së çdo lloji. Vetë plagjiatura ndodh kur një autor përdor një pjesë të madhe të punës së tij ose të të tjerëve të botuar më parë pa përdorur referencat e duhura.
  2. Kontrolli i ngjashmërisë do të bëhet 2 (dy) herë për çdo artikull, së pari përpara kontrollit nga recensentët dhe së dyti, para botimit duke përdorur TURNITIN Similarity Check ose ndonjë software tjetër të ngjashëm që përcaktohet nga Bordi Shkencor.
  3. Artikujt e kontrolluar me TURNITIN Similarity Check duhet të kenë një indeks ngjashmërie më të vogël se 20%. Artikujt do t'u kthehen autorëve nëse indeksi i ngjashmërisë është më i madh se 20%. Autorët mund të rishikojnë artikujt për të përmbushur kërkesat e Buletinit Shkencor në lidhje me ngjashmërinë. Artikujt e ridorëzuar do të kalojnë sërish në procesin e rishikimit dhe, nëse indeksi i ngjashmërisë është sërish mbi 20%, redaksia përkatëse do t'i refuzojë artikujt.

 

Etika e publikimit

Të gjitha palët e përfshira në procesin e botimit të Buletinin Shkencor, anëtarët e Bordit Shkencor, anëtarët e Redaksisë së Buletinit Shkencor, recensensuesit dhe autorët, duhet të kuptojnë dhe respektojnë normat dhe etikën e botimeve shkencore. Publikimi i artikujve në Buletinin Shkencor duhet të udhëhiqet nga politika të bazuara në procedurat dhe praktikat më të mira të kërkimit shkencor. Punimet shkencore për botim duhet të ruajnë në thelb tre vlerat etike të botimit:

  1. Neutraliteti, i cili është i lirë nga konfliktet e interesit në menaxhimin e botimeve;
  2. Drejtësia, e cila u jep të drejtën e autorit mbajtësve të së drejtës së autorit;
  3. Ndershmëria, e cila është e lirë nga kopjimet, fabrikimet, falsifikimi dhe plagjiatura.

 

Buletini Shkencor, nr. 23
Buletini Shkencor, nr. 24
Buletini Shkencor, nr. 25
Buletini Shkencor, nr. 26
Buletini Shkencor, nr. 27
Buletini Shkencor, nr. 28
Buletini Shkencor, nr. 29
Buletini Shkencor, nr. 30
Buletini Shkencor, nr. 31
Buletini Shkencor, nr. 32

Buletini Shkencor, nr. 34
Buletini Shkencor, nr. 35
Buletini Shkencor, nr. 36
Buletini Shkencor, nr. 37
JONELA SPAHO - NJË VËSHTRIM MBI KRIJIMTARINË LETRARE TË ILO MITKË QAFËZEZIT
ILIR SHYTA - PUSHKINI DHE KONCEPTI I TIJ PËR FEMRËN E DASHURINË, KËNDVËSHTRUAR PËRMES DITARIT SEKRET
LONORA HYSOLLI - RRETH KOMPOZITAVE DHE TIPAREVE TË TYRE, QËMTUAR NË MATERIALIN FOLKLORISTIK TË “BËLETËS SHQYPTARE” TË THIMI MITKOS
JULIANA ÇYFEKU - A VIEW OF CROSS-LINGUISTIC DIFFERENCES IN ENGLISH LANGUAGE CORPORA; AN INTER-LANGUAGE ANALYSIS TO THE TARGET LEARNER
ANXHELA LILO - STRUKTURA E NJËSIVE FRAZEOLOGJIKE NË ROMANIN “LUMI I VDEKUR” TË JAKOV XOXËS
ANISA MUÇO, BENITA STAVRE - READING STRATEGIES FOR ELEMENTARY DYSLEXIC LEARNERS OF ENGLISH AS A FOREIGN LANGUAGE
EDMOND CANE, WANG CAIXIAO - MËSIMI I GJUHËS SË HUAJ MBI BAZA JO-STRUKTURALISTE
RRIOLLZA AGOLLI, LAURA AGOLLI, BRIXHILDA LILKA - EDUKIMI PËRMES ARTIT DHE RËNDËSIA E TIJ NË ZHVILLIMIN SOCIAL - EMOCIONAL TË NXËNËSVE NË ARSIMIN FILLOR
DENISA TITILI - MIGRIMI RURAL- URBAN: INTEGRIMI SOCIO- KUTUROR I BANORËVE TË ARDHUR NGA FSHATI NË QYTET
ERISELD KALEMAJ - PROGRESI HISTORIK I SHOQËRIVE DHE ARRITJA E SOVRANITETIT KOZMOPOLIT SIPAS I. KANT
DHIMITËR ZGURO - VËSHTRIM KRITIK MBI ZHVILLIMIN HISTORIK TË SË DREJTËS PENALE SHQIPTARE MBI KRIMET SEKSUALE
JORDAN JORGJI - ROLI I PERCEPTIMEVE NË POLITIKËN E JASHTME: RASTI I MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-KINË NË PERIUDHËN E LUFTËS SË FTOHTË
MARSELA SAKO - NDËRMJETËSIMI I KONFLIKTEVE NDËRKOMBËTARE DHE ROLI I SHTETEVE SI PALË TË TRETA
BENITA STAVRE MENDIME TË AUTORËVE BRITANIKË DHE AMERIKANË RRETH QEVERISJES SË MBRETIT ZOG
ROMEO TEROLLI - ILIRIAN KOROVESHI PËRSIATJE HISTORIKE E KULTURORE E POLENËS
MAJLINDA BELLO - VARFËRIA DHE MATJA E SAJ. VARFËRIA NË SHQIPËRI
ILIR NIÇKO, ARBEN GJATA, TEODOR GJATA, KOSTIKA STOJA - MATJA SASIORE E DINAMIKËS SË NDRYSHIMIT TË DISA PARAMETRAVE KIMIKË TEK DISA KULTIVARË MOLLE GJATË RUAJTJES NË ZONËN E KORÇËS
THOMA NASTO, GJERGJI MERO, YLLI SHAHINLLI, NEVRUS ZEKA - VLERËSIMI I NDIKIMIT TË SKEMËS SË MBJELLJES SË SPECIT AUTOKTON CV “GOGOZHARE” NË TREGUESIT BIOMETRIKË DHE TË PRODHIMIT

ANËTARËT E BORDIT SHKENCOR

Bordi Shkencor është organi shkencor që drejton procesin e realizimit të Buletinit Shkencor, shumica e anëtarëve të të cilit është personel akademik me kohë të plotë i UNIKO-së, kategoria “Profesorë”.

Bordi Shkencor përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë me titullin akademik “Profesor”, nga zëvendësrektorët, dekanët e Fakulteteve, nga një përfaqësues për çdo fakultet të UNIKO-së, i cili është personel akademik me kohë të plotë me titullin akademik “Profesor i asociuar”, si dhe nga profesorë të huaj apo shqiptarë që nuk janë pjesë e Universitetit.

Bordi Shkencor kryesohet nga rektori i Universitetit “Fan S. Noli”

  • Lorenc EKONOMI
  • Aida MOSKO
  • Lorena ZEQO
  • Besnik SKËNDERASI
  • Jonela SPAHO
  • Ledina ALOLLI
  • Rafail PRODANI
  • Ali JASHARI
  • Gjergji PENDAVINJI
  • Irena NIKAJ
  • Robert DAMO
  • Eris RUSI
  • Magdalini VAMPA
  • Mirela CINI

ANËTARËT E REDAKSISË

Redaksia e Buletinit Shkencor përbëhet nga kryeredaktori, redaktorët e fushave studimore, specialisti i botimeve dhe specialisti i marrëdhënieve me jashtë pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë, Botimeve dhe Bibliotekës Shkencore.

  • Specialisti i botimeve pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë, Botimeve dhe Bibliotekës Shkencore është edhe redaktor i gjuhës shqipe.
  • Specialisti i marrëdhënieve me jashtë pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë, Botimeve dhe Bibliotekës Shkencore është edhe redaktor i gjuhës angleze.

Zëvendësrektori për Projektet dhe Kërkimin Shkencor është kryeredaktor i Redaksisë së Buletinit Shkencor. Kryeredaktori udhëheq veprimtarinë e Redaksisë, komunikon me redaktorët dhe vendos së bashku me ta pranimin për botim të artikujve, pas kryerjes së recensave.

Anëtarët e Redaksisë vetëkandidohen dhe zgjidhen nga Senati Akademik për një periudhë 4- vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

  • Aida MOSKO
  • Monika THIMO
  • Eftiona BYLYKBASHI
  • Alma KARASALIU
  • Evjonda PYLLI
  • Klaudeta MEROLLARI
  • Suela DINELLARI
  • Zhinzela QYLI

RREGULLORJA PËR PUBLIKIM

Rregullorja e “Buletinit Shkencor” Click here

  • Çdo autor që kërkon të botojë në faqet e “Buletini Shkencor”, duhet të respektojë disa kërkesa standard, të nevojshme për të siguruar cilësinë shkencore dhe vizive të botimit, barazinë, të drejtën e shprehjes, etikën e kërkimit dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit.
  • Artikulli mund të ketë një ose më shumë autorë. Në rastin kur artikulli ka shumautorësi, renditja e autorëve duhet të jetë dakordësuar nga autorët dhe nuk mund të ndryshohet ndërkohë që dorëshkrimi është dorëzuar. Autori i parë caktohet përgjegjës për korrespondencën me Komisionin e Botimeve.
  • Autori/ët plotësojnë “Deklaratën e autorit”, për përgjegjësinë mbi të drejtat e autorit, në momentin e dorëzimit të artikullit.
  • Autori/ët e paraqesin artikullin e tyre në një kopje të printuar dhe një kopje elektronike. Kopja elektronike do të jetë në format .pdf dhe në format .doc ose .docx.
  • Në rast të shkeljes së kërkesave të publikimit, artikulli i kthehet autorit për rishikim në përputhje me kërkesat e formatimit.

Udhëzime për autorët, template

Deklaratë autori

Formulari i recensentit

Deklaratë post-recense

Formular i recensuesit post-reflektimit

Kontakt:

E-mail: buletini@unkorce.edu.al
www.unkorce.edu.al