Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AMBASADORJA E RE E GREQISË NË SHQIPËRI, ZNJ. KONSTANTINA KAMITSI-TAKIM PREZANTUES ME DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 9 dhjetor 2022, Ambasadorja e re e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi u prit në një takim në Universitetin “Fan S. Noli” nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për Kërkimin dhe Marrëdhëniet me Jashtë, dr. Benita Stavre.

Në takimin mes tyre ndër të tjera u diskutua për bashkëpunimin që Universiteti ynë ka me universitete greke, si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në kuadër të programeve të përbashkëta të studimit, shkollave verore e veprimtarive të ndryshme.

Rektori e uroi Ambasadoren Kamitsi për suksese në punën e saj gjatë këtij mandati, ndërsa Ambasadorja shprehu dëshirën se pas këtij takim prezantues do të rikthehet sërisht në Universitetin “Fan S. Noli” me ide dhe projekte konkrete bashkëpunimi.

Leave a Reply