Në datën 28 maj 2025, Fondacioni ALSAR shpërndau Bursat e Ekselencës për 25 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” me rezultate të larta akademike.
Në takimin e organizuar në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi përgëzoi studentët përfitues dhe njëkohësisht vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm e të suksesshëm me Fonacionin ALSAR jo vetëm për mbështetjen e studentëve ekselentë me bursa, por edhe me dhurime librash e organizime veprimtarish të përbashkëta.
Këtë bashkëpunim e çmoi lart edhe Drejtori Administrativ i Fondacionit ALSAR, z. Sajmir Rusheku, duke nënvizuar se mbështetja për arsimin është investimi më i mirë për të ardhmen. Ai, njëkohësisht në emër edhe të z. Mehdi Gurra, Kryetar i Fondacionit ALSAR shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim me UNIKO të zgjerohet edhe më tej.














