Në datën 4 korrik 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilloi punimet workshopi me temë: “Krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse me fokus pranimin e të rinjve me aftësi të kufizuar në komunitete dhe nxitja e vullnetarizmit te të rinjtë”.
Ky takim me pjesëmarrjen e të rinjve nga Këshilli Rinor Vendor dhe studentë vjen në kuadër të marrëveshjes që UNIKO nënshkroi me MEDPAK, në kuadër të projektit “Të rinjtë për një shoqëri gjithëpërfshirëse”.
Në trajnim u theksua se ëorkshopi synon krijimin e një mjedisi mbështetës për të nxitur, vlerësuar dhe promovuar aftësitë e studentëve në fusha të ndryshme shoqërore si arti, kultura, edukimi, sporti etj, si dhe forcimi i bashkëpunimit social midis të rinjve studentë brenda Universitetit, në komunitetin lokal, si dhe midis grupeve të tjera të të rinjve, brenda dhe jashtë vendit.
Të rinjtë po njihen edhe me objektivat e projektit si dhe rreth mënyrës së aplikimit online për të rinjë që duan të bëhen pjesë si vullnetarë në këtë projekt nga koordinatori i projektit, z. Eduart Shehu.
Ndërsa trajnuesja Xhensila Mirashi foli për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse me fokus pranimin e të rinjve me aftësi të kufizuara dhe për ligjin mbi vullnetarizmin dhe nxitja e vullnetarizmit te të rinjtë.