Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E EKIPIT TË FUTBOLLIT QË DO TË PËRFAQËSOJNË UNIVERSITETIN DHE VENDIN TONË NË LOJËRAT EVROPIANE UNIVERSITARE U PRITËN NË NJË TAKIM TË VEÇANTË NGA DREJTUESIT E UNIKO

Në datën 5 korrik 2024, rektori i zgjedhur i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre dhe zëvendësrektori për mësimin njëherësh edhe Kryetar i Shoqatës Sportive të Universitetit, dr. Arto Adili pritën në një takim të veçantë studentët e ekipit të futbollit, të cilët do të përfaqësojnë UNIKO dhe vendin tonë në Lojërat Evropiane Universitare,  Hungari 2024.

Drejtuesit e Universitetit inkurajuan studentët për një pjesëmarrje sa më dinjitoze, duke dhenë maksimumin në këtë kompeticion, ndërsa i siguruan ata se do të kenë gjithmonë mbështetjen e institucionit për rritjen e tyre profesionale dhe arritje sa më të larta.

Gjithashtu në takim u theksua se vazhdimisht sporti dhe në veçanti masivizimi i tij do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen e duhur nga Universiteti dhe Shoqata Sportive e UNIKO.

Është e disata herë që ekipet e studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” na përfaqësojnë denjësisht në kompeticione të rëndësishme sportive kombëtare e ndërkombëtare.

Në Lojërat Evropiane Universitare që startojnë më 8 korrik ne përfaqësohemi me një ekip prej 18 studentësh të shoqëruar nga pedagogët Pandush Tasellari dhe Julian Shishi.

Në këto lojëra janë 16 Universitete me mbi 4500 studentë, pjesëmarrës në 17 disiplina.

Leave a Reply