Në datën 6 shkurt 2024, Dhionis Guri doktorant i Universitetit “Aristoteli”, Greqi zhvilloi në Universitetin “Fan S. Noli” leksionin e hapur me temë: “Një hyrje në historinë e Greqisë bashkëkohore, 1990-2023”.
Doktoranti Guri paraqiti për pedagogë të departamentit të Historisë dhe Gjeografisë të pranishëm në takim një kronologji të ngjarjeve më të rëndësishme gjatë viteve 1990 – 2023, të zgjedhjeve dhe të ndikimit që këto zgjedhje kishin në shoqërinë greke.
Gjatë leksionit ai bëri një analizë të thelluar të disa prej ngjarjeve kryesore historike, si dhe paraqiti fotografi dhe video të tyre.
Në fund u bënë pyetje, komente dhe diskutime.
Dhionisi Guri është kandidat për doktoraturë në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Aristotelit në Selanikut dhe ka fituar bursë si ekselent për hulumtim e tij nga HFRI. Tema e tezës së tij është “Formimin i identiteteve politike dhe analiza e diskursit politik mbi ngjarjet bashkëkohore që prekin marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë”. Aktualisht ai është në një program 20-ditor të mobilitetit Erasmus në Universitetin “Fan S. Noli”.