PËRVOJAT E PEDAGOGËVE GJATË PËRDORIMIT TË MJETEVE DIXHITALE DHE INTELIGJENCËS ARTIFICIALE NË MËSIMDHËNIE DHE NË PUNËN KËRKIMORE U DISKUTUAN NË TAKIMIN E ZHVILLUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT U2SID

Në datën 1 dhjetor 2023 në kuadër të projektit U2SID, në të cilin Universiteti ynë është partner u organizua një takim me fokus grupin e pedagogëve që përfaqësonin të katër fakultetet e Universitetit “Fan S. Noli”.

Qëllimi i takimit ishte të diskutohej në lidhje me përvojat e pedagogëve, nevojat por edhe sfidat e hasura gjatë përdorimit të mjeteve dixhitale dhe inteligjencës artificiale AI në mësimdhënie dhe në punën e tyre kërkimore.

Biseda u fokusua në çështje që lidhen me aftësitë dixhitale dhe ndikimin e tyre në procesin e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, në përdorimin e inteligjencës artificiale AI në arsim dhe problemet që hasen gjatë integrimit të mjeteve dixhitale në kurrikul.

Përfaqësuesit e stafit akademik diskutuan me prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet edhe mbi sfidat dhe mundësitë e përdorimit të platformave të mësimit elektronik, nevojën për zhvillim profesional për të përmirësuar përdorimin e mjeteve dixhitale dhe AI në arsimin e lartë etj.

Previous Post
KRISTO FLOQI, PERSONALITET I SHQUAR, I CILI I KA DHËNË SHUMË POLITIKËS DHE LETËRSISË SHQIPTARE U NDERUA ME TITULLIN: “QYTETAR NDERI” (PAS VDEKJES) -UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BASHKORGANIZATOR NË KËTË VEPRIMTARI
Next Post
“FAKTORËT MINIMIZUES TË AGRESIVITETIT DHE DHUNËS TEK ADOLESHENTËT: MODELET E VLEFSHME DHE NEVOJA PËR KULTURËN E DIALOGUT” ISHTE TEMA E TAKIMIT TË ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME SHOQATËN “UNË GRUAJA”