Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“FAKTORËT MINIMIZUES TË AGRESIVITETIT DHE DHUNËS TEK ADOLESHENTËT: MODELET E VLEFSHME DHE NEVOJA PËR KULTURËN E DIALOGUT” ISHTE TEMA E TAKIMIT TË ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME SHOQATËN “UNË GRUAJA”

Në datën 1 dhjetor 2023, në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli”, në kuadër të “16 ditëve aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave” u organizua tryeza e rrumbullakët me temë: “Faktorët minimizues të agresivitetit dhe dhunës tek adoleshentët: modelet e vlefshme dhe nevoja për kulturën e dialogut” një nismë e shoqatës “Unë, Gruaja” në bashkëpunim edhe me Universitetin “Fan S. Noli”.

Të pranishëm në takim ishin prindër, mësues, punonjës socialë, pedagogë e studentë, të cilët vunë në dukje përhapjen e dukurisë, duke nënvizuar modelin dhe komunikimin prindëror si mjaft thelbësor.

Pedagogu, Eriseld Kalemaj, ndër të tjera, tha se ndërveprimi brenda mjedisit familjar duhet të jetë i kujdesshëm, sidomos në praninë e fëmijës adoleshent. Në këtë kuadër të pranishmit sollën përvoja e tyre nga situata delikate me adoleshentët, duke dalë në përfundimin se formimi vjen gradualisht, si një proces i kulturës së dialogut.

Komunikimi prind – adoleshent është një kundërshti pranuese, ku më shumë se çdo gjë në këtë rast vlen modeli i shëndetshëm i raporteve në çift, pra i prindërve.

Leave a Reply