Në datën 30 tetor 2023 në kuadër të zbatimit të projektit me teme: “Identifikimi i pengesave që ndikojnë në implementimin e ekonomisë rrethore në fermat blegtorale”, i shpallur fitues nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) u zhvillua në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli” një takim me grupet e interesit, si: përfaqësues të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore Korçë, Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Korçë, drejtues dhe pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë, fermerë dhe ekspertë të fushës së blegtorisë.
Pedagogu, dr. Dorjan Marku, i cili bëri edhe paraqitjen e projektit u shpreh se qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i ideve dhe identifikimi i faktorëve të suksesit nga zbatimi i praktikave rrethore në blegtori, njohja me strukturën e pyetësorit dhe punimit kërkimor.