Advocating for Solar Energy Self-Producers (“Ndihmojmë vetëprodhuesit e energjisë diellore”)

Në datën 20 tetor 2023, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë, do të zhvillojë punimet Konferenca: Advocating for Solar Energy Self-Producers (“Ndihmojmë vetëprodhuesit e energjisë diellore”), organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me organizatën “Miq të Korçës” dhe me partnerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i kësaj Konference është të informojë aktorët që operojnë në fushën e vetëprodhimit të energjisë diellore për përfitimet që vijnë nga bashkëpunimi mes tyre, për mundësitë e krijuara nga legjislacioni i ri për investime në panelet fotovoltaike, si dhe për të tjera çështje me rëndësi. 

Ftojmë të gjithë të interesuarit të regjistrohen paraprakisht në portalin e Konferencës: www.pv4wb.org.

Jeni të mirëpritur!

Previous Post
PROF. JEAN-MICHEL DE WAELLE NGA UNIVERSITETI I LIRË I BRUKSELIT, STUDIUES I SHKENCAVE POLITIKE E DREJTUES I MJAFT PROJEKTEVE KËRKIMORE NË SHKALLË EVROPIANE ZHVILLOI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” DISA TAKIME ME FOKUS BASHKËPUNIMIN DHE APLIKIMIN NË PROJEKTE NË FUSHËN E ARSIMIT TË LARTË
Next Post
BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL-KRIJIMI I HAPËSIRAVE PËR THELLIMIN DHE ZGJERIMIN E TIJ ISHIN NË QENDËR TË TAKIMIT QË DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN ME PROF. DR. SC. GORAN ILIK, ZËVENDËSREKTOR PËR SHKENCËN NË UNIVERSITETIN “ST. KLIMENT OHRIDSKI”, BITOLA