NJË GRUP PEDAGOGËSH NGA SOUTH-WEST UNIVERSITY “NEOFIT RILSKI”, BULLGARI NDODHEN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ME MOBILITET PËR MËSIMDHËNIE NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Nga data 29 maj-2 qershor 2023 një grup pedagogësh nga South-West University “Neofit Rilski”, Bullgari do të jenë në Universitetin “Fan S. Noli” me mobilitet për mësimdhënie në kuadër të programit Erasmus+.

Ch. assis. prof. Anton Manchev, asoc. prof.  Ekaterina Mitova, assoc. prof. Dimitur Tomov dhe assis. prof. Mariela Filipova u pritën fllimisht në një takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, ku diskutuan për lidhjen e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit midis dy universiteteve me fokus hartimin  e programeve të  përbashkëta të studimit dhe përfshirjen e stafit e studentëve në veprimtari të përbashkëta.  

Për bashkëpunime dhe veprimtari konkrete në fushën e shëndetësisë dhe në atë të sporteve u diskutua gjatë takimeve që pedagogët nga Bullgaria zhvilluan me drejtuesit dhe stafin akademik të departamentit të Infermierisë dhe të departamentit të Edukimit.  

Previous Post
PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, APLIKIMET E TË CILIT DO TË HAPEN MË 1 QERSHOR ISHTE NË QENDËR TË NJË TAKIMI QË U ZHVILLUA NGA MINISTRJA E SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT, ZJN. BORA MUZHAQI ME PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETEVE TË VENDIT
Next Post
“FAMILJA MES VLERASH DHE SFIDASH” ISHTE TEMA E KONFERENCËS SË ORGANIZUAR NGA FEDERATA E PAQES UNIVERSALE NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN E FAMILJES DHE UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË FAMILJES