Nga data 16 deri më 18 nëntor 2022, në Universitetin e Tetovës, zhvilloi punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve. Kjo ngjarje përfshiu në vetvete disa konferenca shkencore ndërkombëtare, të cilat u organizuan nga fakultetet e Universitetit të Tetovës, me qëllim shpërndarjen dhe afirmimin e rezultateve kërkimore, shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e çështjeve kryesore, sfidave dhe pengesave, nga fushat përkatëse shkencore.
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, si një ndër partnerët në këtë kongres, u përfaqësua me një grup pedagogësh të cilët morën pjesë me punimet e tyre në këtë veprimtari në konferencat e zhvilluara nga secili fakultet në kuadër të këtij kongresi:
7th International Scientific Conference of the Faculty of Philology – ISCFP
Olger Brame – Roli i kontekstit shpjegues në evidentimin e emrave asnjanës në “Fialuer i Rii i Shcypes”
Albina Pajo – Fjalia sipas qëllimit të thënies dhe ndikimi i saj në ligjërimin e nxënësve të arsimit fillor
Neli Naço – natyrë dhe kulturë në rrëfimet e Mitrush Kutelit
7th International Conference of the Faculty of Philosophy – ISCFPH
Alba Kreka –“Leaving Albania” – Higher education major challenges
Romeo Terolli – The relationship between motivation and praise of public administration employees in the republic of Albania
3rd International Scientific Conference of the Faculty of Pedagogy-ISCFP
Arjan Kamburi –Co-teaching within the inclusive classroom: case study in Korça county schools
Rriollza Agolli – Appropriate developmental practices for improving reading- writing skills in preschool
Brixhilda Lilka – Effects of Covid-19 on the language development of children attending pre-school education in the city of Korça
8 th International Scientific Conference of the Faculty of Economics -ISCFE
Lindita Kiri –New trends and social-economic consequences of potential migration from Albania